
Prania e lagështisë në muret e ndërtesave shkakton shumë
probleme dhe pakëndshmëri
Për këto arsye, duhet të veprojmë shpejt, sapo të paraqiten problemet e lagështisë.
Para çdo intervenimi, duhet të përcaktohet diagnoza e saktë, domethënë duhet të konfirmohen arsyet për praninë lagështisë, duke përfshirë burimi dhe kushtet e paraqitjes… Personeli profesional do të përcaktojë sa më shpejt se për cilin lloj të lagështisë bëhet fjalë, duke propozuar mënyrat më të mira për zgjidhur problemin.
Absorbuesi i lagështisë përfaqëson një mënyrë të efektshme për të mënjanuar lagështinë e tepërt në çdo hapësirë. Kjo lëndë shkumëzore nuk është shumë e shikueshme dhe harxhon pak energji.
Përdorimi i vazhdueshëm i absorbuesit të lagështisë mbron shëndetin e familjes, duke parandaluar paraqitjen e astmës dhe alergjive.
Markeri për fugat GROUT MARKET Stopkondenz është zgjidhja më e thjeshtë dhe e efektshme për të rifreskuar ose ndryshuar ngjyrën e fugave të pllakave qeramike.
Shumë i efektshëm për të mbuluar të metat dhe njollat në fuga. I përshtatshëm për përdorim në mjedise të lagura.
Në qoftë se myku është paraqitur tashmë, si pasojë e lagështisë së tepërt, SK Cleaner është zgjidhja më e përshtatshme. Ky preparat dezinfektues aplikohet me spërkatëse, për të mënjanuar mykun nga muret, dritaret, dyert, druri, plastiku, pllakat qeramike, zonat rreth lavamanit dhe kabinës së dushit, si edhe nga sipërfaqet e tjera.
Përdoret në hapësirat shtëpiake, publike ose industriale, për të trajtuar sipërfaqet që nuk janë në kontakt të drejtpërdrejtë me ushqimin, njerëzit dhe kafshët.