
Për një jetë të shëndetshme
pa lagështi të tepërt dhe kondensim.
Praktik. I sigurt. I pastër. Jashtëzakonisht i efektshëm gjatë dimrit dhe të verës.
Mbron shëndetin.

Lagështia e tepërt mbetet në muret e ftohta, qilima, mobilje, rroba dhe libra, duke shkaktuar rritjen e alergjenëve, morrave dhe mykun, të cilët dëmtojnë shëndetin dhe gjërat.
Përdorimi i absorbuesit të lagështisë parandalon efektet e padëshirueshme të lagështisë së tepërt, duke mundësuar një mënyrë më të shëndetshme jetese dhe duke zgjatur jetën e objekteve.
Absorbuesi i lagështisë përfaqëson një mënyrë të efektshme për të mënjanuar lagështinë e tepërt në çdo hapësirë. Kjo lëndë shkumëzore nuk është shumë e shikueshme dhe harxhon pak energji.
Absorbuesi i lagështisë është një kuti plastike (me përmasa 16 x 20 cm dhe lartësi prej 14 cm), e cila mund të vendoset kudo qoftë. Nëse lagështia është shumë e madhe, ajo mblidhet në një enë të posaçme në pjesën e poshtme të absorbuesit.
Pjesa e sipërme e absorbuesit përmban një tabletë me kripë higroskopike (klorid kalciumi), me të cilën lidhet, në mënyrë natyrore, lagështia e tepërt e ajrit (d.m.th. kur lagështia relative është mbi 65%).
Përdorimi i vazhdueshëm i absorbuesit të lagështisë mbron shëndetin e familjes, duke parandaluar paraqitjen e astmës dhe alergjive.
Në rast të zonave shumë të lagështa, efektet e absorbuesit e lagështisë mund të ndjehen pas afërsisht dhjetë ditësh. Teprica e lagështisë ambientale lidhet me kristalet e kripës në tabletë. Zvogëlimi i sasisë së lagështisë në hapësira ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë në parandalimin e paraqitjes së kondensimit (ose mykut), kalbjes së materiale, lagies së mureve etj.
Nuk harxhon energji (as rrymë as bateri) dhe nuk lëshon asnjë erë ose avull. Kur e vendosni tabletën mbi skarën e aparatit, kini kujdes ta nxirrni nga qesja pa e prekur me lëkurën.
Ajri me një koncentrim të lartë lagështie kalon nëpër kapakun me skarë dhe lidhet, në mënyrë kimike, me kripën në tabletë. Tableta shkrihet (tretet) gradualisht dhe kthehet në një lëng xhelatinoz, i cili mblidhet në fundin e enës. Efekti i një tablete zgjat 1-4 muaj në varësi nga koncentrimi i lagështisë dhe temperatura e ajrit në dhomë.
Kur tableta konsumohet plotësisht dhe ena mbushet me lëng (maksimalisht 1 litër), lëngu i mbledhur duhet të hidhet në kanalizim (jo në tankun septik). Lani enën dhe skarën dhe i lini që të thahen. Pas kësaj, vendosni një tabletë të re mbi skarën e aparatit.
Kur koncentrimi i avullit ujor në dhomë bie nën sasinë optimale prej 50%, absorbuesi i lagështisë pushon së vepruari, duke parandaluar në këtë mënyrë tharjen e tepërt të ajrit në hapësira. Efekti i absorbuesit nuk mund të shihet menjëherë, por vetëm pas disa ditësh ose javësh. Rezultatet e vërteta janë të dukshme vetëm pas disa muajsh të përdorimit të vazhdueshëm.
* Absorbuesi i lagështisë mund të vendoset kudo qoftë (në rafte, dollapë, dysheme etj.), por duhet të mbahet larg nga fëmijët, që ata të mos derdhin lëngun e mbledhur. Kini kujdes që lëngu i mbledhur ose tableta të mos vijnë në kontakt me metalin, lëkurën, pëlhurat ose qilimat.
Kur tableta konsumohet plotësisht, ajo duhet të zëvendësohet me një tabletë të re (tabletat shtesë mund të blihen në të njëjtat pika të shitjes si absorbuesi i lagështisë).